Bajqinovci: Ata që s’e pritën mirë lajmin që Kosova po e siguron bukën, janë mësuar veç me mish e meze

Aktuale

Bajqinovci: Ata që s’e pritën mirë lajmin që Kosova po e siguron bukën, janë mësuar veç me mish e meze

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 11:47
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar rreth debatit që është ngjallur rreth korrje-shirjeve dhe pretendimeve të Qeverisë së Kosovës, konkretisht ministrit Faton Peci, se Kosova ka siguruar grurin për sivjet.

Bajqinovci, pa e specifikuar se për kënd e ka fjalën, ka thënë e ata që s’e kanë pritur mirë lajmin që Kosova për herë të parë po e siguron bukën “duket se janë mësuar veç me mish e meze”.

Reagimin ai e bëri në profilin e tij në platformën “X”.

“Ata që nuk e pritën mirë lajmin që Kosova po e siguron për herë të parë bukën e vet, siç duket janë mësuar veç me mish e meze”, ka shkruar Bajqinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat