Miratohet projektligji për KPM-në, Kusari: Ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e medias

Aktuale

Miratohet projektligji për KPM-në, Kusari: Ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e medias

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 14:42
Flutura Kusari

Me 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, deputetët e Kuvendit e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Për këtë këtë reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka kritikuar partinë në pushtet Lëvzijes Vetëvendosje.

Sipas saj, ky ligj cenonin demokracinë, lirinë shprehjes dhe të mediave në vend.

“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin antieuropian për Komisionin e Pavarur për Media. Sot është ditë errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Ky projektligj është kundërshtuar nga shumica e organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e medias. Po ashtu, Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për mosinkorporimin rekomandimet në tre projektligje vendimtare, atë për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat