“Kuvendi i Kosovës humbi mundësinë për të pasur ligje të mira”/ Szunyog reagon pas miratimit të ligjit për KPM

Aktuale

“Kuvendi i Kosovës humbi mundësinë për të pasur ligje të mira”/ Szunyog reagon pas miratimit të ligjit për KPM

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 15:42
Thomas Szunyog

Pasi Lëvizja Vetëvendosje ka miratuar në Kuvend ligjin për KPM-në pa marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve, ka reaguar edhe shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës humbi sot një mundësi për të pasur dy ligje të mira në vend, duke dështuar të përfshirë rekomandimet e BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

“Kuvendi i Kosovës sot humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira,

Ligjin e ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke dështuar në inkorporimin e plotë të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat