Rohde reagon pas miratimit të ligjit për KPM: Nëse Kosova do të ecë shpejt drejt BE, ligjet e reja duhet të jenë në përputhje me standartet evropiane

Aktuale

Rohde reagon pas miratimit të ligjit për KPM: Nëse Kosova do të ecë shpejt drejt BE, ligjet e reja duhet të jenë në përputhje me standartet evropiane

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 16:08
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë miratuar ligjin për KPM-në pa i marrë fare parasysh rekomandimet e BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.

Rohde ka thënë se nëse Kosova do të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, atëherë çdo ligj të ri duhet ta bëjë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. Rohde shton se rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare janë injoruar.

“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE.

BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat