Halil Bicaj, ish-gjeneral në ushtrinë e Bosnje Hercegovinës, ka thënë se ajo që u bë në Srebrenicë para 29-vjetëve është një gjë që as truri i njeriut nuk e përcepton.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ajo çfarë kishte ndodhur në Srebrenicë u quajt edhe gjenocid nga ndërkombëtarët.
“Kur ka ndodhur gjenocidi isha në frontin e Sarajevës e kam udhëhequr një brigadë. Srebrenica ka ndodhur çfarë ka ndodhur, atë e ka bërë e ashtuquajtura ushtri e Republikës Serbe në Bosnje, kanë bërë një punë jonjerëzore,.kanë qenë të ndihmuar edhe nga njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë”.
“Ata kanë bërë punë aq jonjerëzore sa nuk mundet ta kapë truri i një njeriu, e kjo është shumë e dhimbshme”, ka thënë Bicaj.