Haradinaj tregon se çka mendon për Kurtin

Aktuale

Haradinaj tregon se çka mendon për Kurtin

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 20:46
Ramush Haradina

Sipas kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, kryeministri Albin Kurti është “njeri i poshtër”.

Kështu iu referua Haradinaj – Kurtit në Pressing teksa po flet për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mbi 21 milionë eurove për kompaninë “ContourGlobal”, pas humbjes së rastit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Haradinaj është shprehur i ashpër me Kurtin duke thënë se “nuk i ka mbetur diçka e njeriut atij”.

“Nuk i ka mbetë diçka e njeriut atij. Ai njeri sa e sa herë i ka dalë Parlamentit përpara e Kosovës duke i thënë se e shpartallova kontratën me Contour Global, e në atë kontratë ai i ka pa krejt termat. E ky i poshtri e ka çu letrën i ka thënë kompanisë e këputi me ty, pra ky si e ka çu atë letër meniherë i ka pagu paret. Vertëm mos ta kish dërgu letrën, edhe mos pas ndodhë projekti nuk ishin pagu ato 21 milionë”, tha Haradinaj.

“Ky është i poshtër, ky i poshtër ka bë krim. Krim energjetik i ka bërë Kosovës, krim politik, krim të sigurisë se energjia nuk është vetëm para, energjia është siguri. Për energji bëhen luftërat sot, për burime të energjisë, për furnizim të energjisë”, tha Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat