Deputetja e LDK-së, Doarasa Kica – Xhelili, e ka kritikuar votimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës, ku u miratua projektligji për KPM-në.
Ajo në “Debat Plus”, tha se votimi është shqetësues por jo edhe i papritshëm, derisa shtoj se ky miratim është sulm mbi demokracinë.
“Votimi është shqetësueses, i dhimbshëm por jo i papitshëm. Ka një kohë të gjatë që ligjet në mënyrë të përditshëm po insistohet të largohen, po insistojnë ata ti mbajnë me çdo kusht. Është sulm mbi demokracinë, Qeveria e sotme hynë, është duke etablu për tu bërë shembull të një qeverie e cila i përmbysë shtyllat e demokracisë… Një ligj kaq vital për mediat, i cili në përmbajtjen synimin e ka politizimin e KPM-së, hiç më larg se te anëtarësia, nuk ka të bëjë me rregullimin e mediave audio-vizuele, por të kontrollojnë mediat në Kosovë”, tha ajo.
Ajo theksoi se LDK-ja, do t’i dërgojë ligjet e KPM-së, KPK-së e për statutin e UP-së në Gjykatën Kushtetuese.