Akuza e rëndë e Haradinajt: Klika e Kurtit dhe vet ai, janë kriminelë

Aktuale

Akuza e rëndë e Haradinajt: Klika e Kurtit dhe vet ai, janë kriminelë

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 20:55
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kriminel kryeministrin Albin Kurti dhe “klikën e tij”.

“Ne na ka pengu Kurti me qenë të pavarur nga krizat energjetike”, u shpreh Haradinaj sonte në Pressing.

“Ky është i poshtër, ky i poshtër ka bë krim. Krim energjetik i ka bërë Kosovës, krim politik, krim të sigurisë se energjia nuk është vetëm para, energjia është siguri. Për energji bëhen luftërat sot, për burime të energjisë, për furnizim të energjisë”, tha Haradinaj për Kurtin.

“Kurtit ja kom lexu herët agjendat, ky nuk i shërben Kosovës, nuk i shërben agjendës sonë Euro-Atlantike”, tha tutje Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat