Kica-Xhelili: Kosova ka një Kryeministër dhe një ministre të Drejtësisë me asnjë ditë përvojë pune

Aktuale

Kica-Xhelili: Kosova ka një Kryeministër dhe një ministre të Drejtësisë me asnjë ditë përvojë pune

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 00:11
Doarsa Kica-Xhelili

Sipas deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, Kosova sot ka një një Kryeministër dhe një ministre të Drejtësisë “me asnjë ditë përvojë pune.”

Madje, sipas deputetes, pushtetarët kanë mungesë të njohurive të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Këta njerëz nuk e njohin sistemin e drejtësisë në Kosovë. E njohin mbrapsht. Vetëm nga banka e të akuzuarve, por asgjë tjetër”, tha ajo.

Sipas saj, sot populli i Kosovës po përballet me një qeveri që “nuk e ka qëllim emancipimin shoqërorë”.

“Ne po ballafaqohemi me një pushtet i cili e ka bërë të qartë që nuk e ka për qëllim emancipimin shoqërorë, apo nuk e ka për qëllim mirëmbajtjen e demokracisë. Sepse Kosovën nuk e dojnë”, tha deputetja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat