Gëzim Mekuli, njohës i mediave dhe komunikimit, ka folur për “propagandën agresive” kundër turizmit në Shqipëri.
Ai ka thënë se propaganda kundër turizmit shqiptar, vjen nga oligarkët që u është prishur pazari me Edi Ramën, përcjell Bota sot.
Mekuli ka publikuar një faturë të kafes në plazhin shqiptar, e cila, sipas tij, kushton nga 70 centë deri në 1.50 euro.
Reagimi i Mekulit në Facebook:
T'a shohësh Shqipërinë me sytë e Edi Ramës dhe të Sali Berishës
Ka një muaj rresht që shofim një propagandë agresive kundër Shqipërisë turistike dhe jo vetëm.
Shpërndahen qindra fotografi, artikuj e komentete, se "në Shqipëri nuk kalohen pushimet, është shtrenjtë, kijamet shtrenjtë, nuk ka cilësi, nuk dinë të të nderojnë e as të të vlerësojnë", e shumë e shumë përralla të tilla, të përzgjedhura me shumë kujdes nga kontaminuesit e oksigjenit publik.
Ka 4 ditë që po lëviz nëpër shumë plazhe, qytete e katunde bregdetare të Shqipërisë; shof turizëm me bollëk, mikëpritje shqiptare, cilësi e çlodhje, dhe çmime për secilin xhep!
Nga vjen kjo propagandë?
Propaganda kundër turizmit shqiptar (pa fakte dhe me shumë e porositur) vjen nga taborri i opozitës dhe nga oligarkët/mediat që u është prishur pazari me Edi dRamën.
Por, gjithnjë por të dashur lexues,
Shqipëria nuk guxon të përjetohet përmes syve të Berishës e as të Ramës; botën, dhe ambientin përreth teje, është gabim t'a shofësh e t'a "kuptosh" përmes syve të tjetrit. Kjo të çon në theqafje!
Po, Shqipëria turistike ka shumë vend për t'u përmirësuar, mu ashtu sikurse që ka nevojë për përmirësim turizmi spanjoll, italian, grek, norvegjez etj, ama Shqipëria nuk mund të jetë shportë e lirë mbeturinash për rastet sociale të perëndimit.
Shkurt e shqip; dielli, uji, plazhet, rëra, malet, kodrat, fushat nuk janë të Berishës e as të Ramës; përjetoje Shqipërinë jasht politikës dhe mediave të politikës!
Ja për shembull: Një kafe me një gotë ujë të akullt, në mes të plazhit, kushton nga 0.70 centë deri në 1.50 euro.
Pushime me speca dhe patëllxhanë të kuq nuk ka më, as në Mallakastër e as në Deçan.