ASK tregon numrin, ja sa banorë i ka Komuna e Prishtinës

Aktuale

ASK tregon numrin, ja sa banorë i ka Komuna e Prishtinës

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 11:48
Komuna me më së shumti banorë është ajo e Prishtinës, me 227 mijë e 154 banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot rezultatet e regjistrimit të popullsië, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas të dhënave preliminare, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë. Por, si është e shpërndarë kjo popullsi nëpër komuna?

Bazuar në të dhënat e ASK’së, Komuna me më së shumti banorë është ajo e Prishtinës, me 227 mijë e 154 banorë. Pas Kryeqytetit renditet Komuna e Prizrenit me 147 mijë e 428 banorë, pasuar nga Ferizaji me 109 mijë e 345 banorë,.

Ndërkohë, në komunat në veri të vendit popullsia është si vijon: Mitrovicë e Veriut 2 mijë e 346 banorë, Leposaviq 3 mijë e 207 banorë, Zubin Potok 758 banorë dhe Zveçan 435 banorë.

Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, pati bojkotim në masë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat