​Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, temë diskutimi raportet bilaterale mes të dyja vendeve

Aktuale

​Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, temë diskutimi raportet bilaterale mes të dyja vendeve

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 12:04
Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Sipas një komunikate për media temë diskutimi kanë qenë raportet bilateralë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhëniet ekonomike e tema të tjera.

“Diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në takim.

Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat