Rreth 2.500 kërkesa janë dorëzuar deri më tani në gjithë Kosovën për ndërrimin e patentë shoferit serb me atë të Kosovës, ka konfirmuar Policia e Kosovës për KoSSev.
Më së shumti kërkesa janë paraqitur në veri të Kosovës – 2131.
“Në Leposaviq janë dorëzuar 670 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 678. Në Zubin Potok janë paraqitur 355 kërkesa dhe në Zveçan 428 kërkesa”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sa i përket jugut, policia thekson se 29 janë regjistruar në Gjilan, 3 në Dragash, 8 në Istog, 4 në Fushë Kosovë, 39 në Kamenicë, 25 në Mitrovicën e Jugut, 10 në Lipjan, 10 në Novobërdë, 22 në Obiliq, 5 në Rahovec, 21 në Pejë, 5 në Prishtinë, 22 në Prizren, 6 në Skenderaj, 1 në Shtime, 32 në Shtërpcë, 12 në Vushtrri dhe 109 në Graçanicë.
Numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara është 2.499.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka vendosur në fillim të muajit maj të hapë mundësinë e kalimit nga patentë shoferët serbë të lëshuara për qytetarët në Kosovë, të cilat janë të paligjshme, në patentë shoferët kosovarë.
Vendimi ka hyrë në fuqi më 9 maj. Kjo mundësi do të jetë e hapur për tre muajt e ardhshëm – deri më 9 gusht. Pas skadimit të këtij afati, siç është paralajmëruar, vozitja në Kosovë me lejet serbe që janë lëshuar për qytetarët në Kosovë nuk do të jetë më e mundur.