​I dogjën kufomat dy herë në Poklek, Kurti: Kriminelët të përfundojnë prapa grilave

Aktuale

​I dogjën kufomat dy herë në Poklek, Kurti: Kriminelët të përfundojnë prapa grilave

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 20:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim Elhame Muqollin, e mbijetuar e masakrës në Poklek, Teuta Elshanin, familjare e të rënëve, Afrim Hysenaj, autori i monografisë për masakrën në Poklek dhe Fadil Muqolli, familjar dhe pronar i Shtëpisë-Muze.

Gjatë bisedës, e mbijetuara e masakrës ndau përjetimet e saj gjatë luftës dhe masakrës në Poklek, teksa shprehu pakënaqësinë me mungesën e drejtësisë për këto krime tash e 25 vjet.

Kurti theksoi rëndësinë e dëshmimit dhe dokumentimit të krimeve, duke insistuar në të drejtën tonë që të gjithë kriminelët të përfundojnë prapa grilave në drejtësinë vendore ose atë ndërkombëtare.

Ata u shprehëm mirënjohës për mirëpritjen dhe për mbështetjen institucionale për realizimin e monografisë dhe në muzealizimin e shtëpisë ku është kryer masakra.

Kryeministri Kurti pranoi nga autori Afrim Hysenaj dy librat e tij, monografinë për masakrën e Poklekut "Shtëpia me gjak në mure", që do të promovohet nesër në Shtëpinë-Muze në Poklek, dhe monografinë për masakrën e familjes Delijaj në Abri të Epërme - "Toka skuq e qielli nxin".

Forcat serbe në masakrën e kryer në Poklek më 17 prill 1999 vranë 53 civilë shqiptarë, në mesin e tyre pesë foshnje, më e vogla ishte 6 muajsh. Pas ekzekutimit, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat