Kurti reagon për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

Aktuale

Kurti reagon për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 08:25
Albin Kurti dhe Donald Trump

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar tentim antentatin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i ka uruar shërim të shpejtë atij dhe të plagosurve tjerë, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së spektatorit që u vra.

Kurti ka thënë se mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“I bashkohem liderëve të tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit të SHBA’së, Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë.

Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat