​Sulmohet me molotov lokali ku qëndroi ministri Sveçla

Aktuale

​Sulmohet me molotov lokali ku qëndroi ministri Sveçla

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 09:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Koktej molotovi është hedhur mbrëmë gjatë natës në pastiqerinë 'Sharr" në veri të Mitrovicës.

Për fat të mirë përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të medias.

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet, ndërsa deri tani nuk ka të arrestuar.

Ndryshe, ditë më parë në të njëjtin lokal kishte qëndruar për pak kohë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, gjatë një vizite që i kishte bërë komunës së Mitrovicës Veriore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat