Udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva tha se liberalizimi i vizave ka ndikuar për uljen e kërkesave nga pushuesit e Kosovës për bregdetin shqiptar.
Sogojeva tha se aktualisht Durrësi ka shumë pak pushues.
Sipas tij, pushuesit nga Kosova në jugun e Shqipërisë nuk po shkojnë pasi janë rritur çmimet.
“Mbas liberalizimit të vizave është një lloj shpërndarje, Aktualisht jam në Durrës, ka shumë pak turistë, ka ndikuar shumë liberalizimi i vizave por qytetarët duan edhe të shohin vende të tjera. Është ende gjysma e korrikut por shpresoj që në muajt në vazhdim të ndryshojnë. Shëngjini e Velipoja janë më afër për qytetarët dhe po ka pak më shumë atje kosovarë . Ndërsa në jug ka më pak pushues sepse ka rritje të çmimeve”, u shpreh ai.