Kurti cek disa arsye pse qytetarët nuk duhet të largohen nga Kosova

Aktuale

Kurti cek disa arsye pse qytetarët nuk duhet të largohen nga Kosova

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 12:17
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 55-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kosova ka qeverisje të mirë.

Ai ka thënë se ekzistojnë disa arsye që qytetarët e Kosovës të mos largohen nga Kosova.

“Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende.

Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për tu kthyer në atdhe”, është shprehur Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat