Hoxhaj: Paramilitarët serbë nga veriu i Kosovës të përfshirë në planet për atentat ndaj Gjukanoviqit

Aktuale

Hoxhaj: Paramilitarët serbë nga veriu i Kosovës të përfshirë në planet për atentat ndaj Gjukanoviqit

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 12:51
Enver Hoxhaj dhe Milo Gjukanoviq

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj thotë se paramilitarët serbë që në vitin 2016 kishin marrë pjesë në tentim grusht shtetin në Malin e Zi, sot po bëjnë plane për vrasjen e ish-presidentit Milo Gjukanoviq.

Hoxhaj shkroi se “këto ngjarje janë të ndërlidhura”.

Paramilitarët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës luajtën një rol vendimtar në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 kundër Presidentit Gjukanoviq dhe tani janë të përfshirë në planet e atentatit kundër tij. Këto ngjarje janë të ndërlidhura, duke përfshirë Beogradin dhe Moskën, duke synuar hegjemoninë mbi Malin e Zi”, shkroi Hoxhaj në “X”.

Mediat malazeze raportuan se Gjukanoviq i ka njoftuar autoritetet se ka marrë informacione që ndaj tij po përgatitet një atentat.

RTCG duke u thirrur në burime të afërta me ish-presidentin, shkroi se një ushtarak i huaj nga Kosova e ka informuar atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat