Pacolli: Më mirë do të ishte që nxënësit të mësojnë si të krijojnë biznese, sesa si të sigurojnë një pagë

Aktuale

Pacolli: Më mirë do të ishte që nxënësit të mësojnë si të krijojnë biznese, sesa si të sigurojnë një pagë

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 20:22
Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se do të nëse gjatë fazave të shkollimit do të mësonin më shumë se si të krijojnë dhe drejtojnë biznese sesa si të punojnë për të siguruar një pagë mujore.

Pacolli është një sipërmarrës i njohur dhe thtoë se kjo do ta ngriste kreativitetin.

Do të ishte më efikase për nxënësit në Kosovë nëse gjatë fazave të shkollimit do të mësonin më shumë se si të krijojnë dhe drejtojnë biznese sesa si të punojnë për të siguruar një pagë mujore”.

“Kjo do të kishte një ndikim shumë më të madh në ngritjen e kreativitetit dhe dëshirës se mësim-nxënësve për të punuar më shumë drejtë krijimit të kushteve dhe ideve të biznesit”, ka shkruar ai në Facebook. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat