Qehaja: Është e papranueshme nëse ka vonesa edhe këtë vit për furnizimin e nxënësve me libra

Aktuale

Qehaja: Është e papranueshme nëse ka vonesa edhe këtë vit për furnizimin e nxënësve me libra

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 11:19
Rinor Qehaja

Drejtor i Institutit “EdGruard”, Rinor Qehaja, ka deklaruar se është e papranueshme nëse edhe këtë vit do të ketë vonesa për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore.

“Çfarëdo vonese në këta hapa në tërësi e rrezikojnë shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore. Dhe, çfarëdo vonese në shpërndarje këtë vit mësimore me të vërtetë do të jetë e pa pranueshme dhe e padrejtë ndaj nxënësve”, theksoi Qehaja.

Qehaja thotë se subvencionimi i drejtpërdrejt për nxënësit për blerjen e libra pa vonesa është vendim i duhur.

“Shpërndarja e teksteve shkollore si subvencionim i drejtpërdrejt për nxënësit për blerje në librari lokale ka kuptim nëse për të njëjtën bëhen përgatitjet e duhura, kjo nënkupton çeljen në kohë të platformës për aplikim për subvencionin, botimin dhe shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore në libraritë lokale”, shprehet Qehaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat