Selmanaj: Vetëvendosje edhe Zotit ia vjedhin meritat

Aktuale

Selmanaj: Vetëvendosje edhe Zotit ia vjedhin meritat

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 11:26
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka publikuar një foto që kujton premtimet e Vetëvendosjes në Bujqësi.

Sipas Selmanajt, qeveria Kurti po tenton të përvetësojë faktin që Kosova ka dhënë rendimente të larta në bujqësi.

“Këta mosdijen dhe mospunën e tyre, mundohen ta mbulojnë me të mirat që na i sjell natyra me kushtet klimatike”, shkruan mes tjerash Selmanaj.

Postimi i plotë:

Këta edhe ZOTIT ia vjedhin meritat.

Në parim, qeveritë përgatisin strategji, ndërmarrin veprime dhe pastaj presin rezultate. Kjo qeveri tenton të përvetësojë edhe faktin që këtë vit toka e Kosovës ka dhënë rendimente të larta, por pa treguar se çfarë ka bërë ndryshe. Sepse nuk ka bërë ASGJË.

Ajo që është në dorë të Zotit ka dhënë rezultate, por pse nuk po ka rezultate tek punët që janë në duart e tyre?

Pse nuk ka mbështetje me kredi të buta për bujqësinë?

Pse nuk ka treg të sigurt për prodhimin e subvencionuar?

Pse nuk ka sigurim të prodhimit siç keni premtuar?

Pse shteti nuk po i blen prodhimet për rezerva shtetërore?

Pse Kosova nuk u anëtarësua në Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë?!

Këta mosdijen dhe mospunën e tyre, mundohen ta mbulojnë me të mirat që na i sjell natyra me kushtet klimatike!

Të gjitha reagimet:

43Rrezarta Krasniqi dhe 42 të tjerë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat