Kurti u takua me drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Aktuale

Kurti u takua me drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 12:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Qeveria njodton se kryeministri Kurti e uroi Vashchenkon për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.

"Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit "Kosovo Generation Unlimited", por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë", theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit, gatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat