Zbatimi i marrëveshjes bazë, Kadiu: Qeveria i dërgon komentet më 18 korrik

Aktuale

Zbatimi i marrëveshjes bazë, Kadiu: Qeveria i dërgon komentet më 18 korrik

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi, Klisman Kadiu se Qeveria do t’i dërgojë komentet e saj në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në afatin e paraparë më 18 korrik.

Sipas tij, Qeveria ka paraqitur propozime konkrete dhe komente për secilën pikë, të versioneve të planit të sekuencimit, duke dëshmuar konstruktivitetin, si dhe gatishmërinë e vullnetin për zbatim të marrëveshjeve.

“Në vazhdimësi, përgjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, pala jonë ka paraqitur propozime konkrete dhe komente për secilën pikë, të versioneve të planit të sekuencimit, duke dëshmuar konstruktivitetin, si dhe gatishmërinë e vullnetin për zbatim të marrëveshjeve.

Që marrëveshjet të zbatohen në plotni, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, fatkeqësisht ka munguar.”, tha ai për rtv21.

Kadiu tha se, që marrëveshjet të zbatohen në plotni, duhet po e njëjta qasje dhe nga pala tjetër, gjë e cila deri më tash, sipas tij,  fatkeqësisht ka munguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat