Emërohet notere gruaja e Ramiz Lladrovcit

Aktuale

Emërohet notere gruaja e Ramiz Lladrovcit

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 16:37
Shemsie Istogu-Lladrovci

Shemsie Istogu-Lladrovci, gruaja e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është emëruar sot notere.

Vendimin e ka nxjerrë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Shemsie Istogu-Lladrovci është caktuar notere larg vendbanimit të saj, në Deçan.

“Znj. Shemsie Istogu-Laldrovci emërohet në detyrën e noterit në juridiksionin territorial të Komunës së Deçanit”, thuhet në vendim.

Bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit ishte përzgjedhur në procesin e vitit 2019, të udhëhequr në kohën e Qeverisë Haradinaj nga ish-ministri Abelard Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat