Elshani shpalos detaje për sulmin në lokalin të cilin Sveçla e vizitoi të premten

Aktuale

Elshani shpalos detaje për sulmin në lokalin të cilin Sveçla e vizitoi të premten

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 18:21
Veton Elshani

Me koktej molotovi është sulmuar, pastiçeria në Mitrovicë të Veriut, e të cilën e vizitoi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla të premten.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se rasti është cilësuar si tentim për zjarrëvenie, derisa ende nuk ka persona të dyshuar për këtë.

Elshani u shpreh se “ende nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar”. Teksa ka shtuar se policia po vazhdon të hetoi rastin.

“Jo nuk janë identifikuar., Ne vlerësojmë se ka pasur tentim zjarvënie. Fillimisht është thyer një xham i derës dhe është hodh koktell molotovi. I cili nuk ka shkaktuar dëme të mëdhaja material .Policia është duke punuar në hetime të mëtutjeshme. Situata në veri të vendit është e qetë dhe delicate që para dy vitesh. Policia është kudo, në çdo vend për sigurinë e qytetarëve. Po, në vazhdimësi, territory I gjerë, nuk përjashtojmë raste të tilla”, deklaroi Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat