“O trima, Avni Rrustem-at e facebook-ut”/ Porosia e Zekajt për ata që po kërcënojnë deputetët: Ndëshkoni me...

Aktuale

“O trima, Avni Rrustem-at e facebook-ut”/ Porosia e Zekajt për ata që po kërcënojnë deputetët: Ndëshkoni me...

Nga: A.SH Më: 16 korrik 2024 Në ora: 00:22
Gjykatësi

Mërgimtari Bajram Isufi është dënuar me 2500 euro gjobë për kërcënimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Pas kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve të drejtësisë, Yll Zekaj.

Ai ka thënë se pas gjithë atyre kërcënimeve e sharjeve, “trimit” nuk i shkoj zëri në gjykatore sepse i kishte kërkuar falje Dimal Bashës.

Postim i plotë:

Një “trim”, një “Mic Sokol”, një “Avni Rrustem” i facebook-ut qenka denu me 2500 euro gjobë, për kanosjen e deputetit Dimal Basha në facebook!

“Avni Rrustemi” i facebook-ut, ish kanë kogja “trim” me kogja deklara të forta “Plumba per tradhtare te kombit ka me pas gjithe dhe ko me pas” “Perhajr ju koft tash edhe rune prapani** dhe familjen se tash e tutje s'dihet se ku ka me ju kersit!" "mos ha fort se bonben ne goje ta shtijn gjinja, i vonshem je ti".

Kurse në gjykatore nuk i shkoj zani “kerkoj falje duke thene se nuk ishte ne gjendje te mire shendetsore kur e ka kryer vepren“ I akuzuari: “Zotit Dimal Basha, i kam kerku falje ne Prokurori..."

O trima, Avni Rrustem-at e facebook-ut, nuk kallzohet trimëria në facebook, nuk shahën njerzt pse mendojnë ndryshe, nuk kanosen deputetët, deputetët ndëshkohen veç me votë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat