Flasin familjarët e 16-vjeçarit të plagosur nga polici

Aktuale

Flasin familjarët e 16-vjeçarit të plagosur nga polici

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 16:41
Polici

Ka dalë nga operimi 16-vjeçari i plagosur nga polici në Dubravë të Istogut dhe gjendja e tij momentale është kritike për jetën.

Kështu deklaroi drejtori i emergjencës Naser Syla, i cili shtoi se i mituri tashmë ndodhet në intensivë.

Familjarët nuk donin të prononcoheshin për media, por me hezitim thanë vetëm që nuk ishin shumë në dijeni të rastit pasi kishte ndodhur pas mesnate dhe se ishin të qartë se ky rast kishte ndodhur nga pakujdesia.

Ata po ashtu shtuan se nuk kishin pasur asnjë konflikt me policin që qëlloi mbi familjarin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat