“Damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Kosovë”, reagon Sveçla pas mbylljes së pompave në veri

Aktuale

“Damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Kosovë”, reagon Sveçla pas mbylljes së pompave në veri

Nga: A.SH Më: 16 korrik 2024 Në ora: 17:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Tri pompa derivatesh janë mbyllur në komunat veriore.

Për t’u mundësuar kjo Policia e Kosovës e ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Pas këtij aksioni, ka reaguar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon.

“Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Krimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite.

Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë.

Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon. Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat