Ish – polici Rrecaj: Duhet test i pjekurisë për policët e rinj, jo çdo 18 vjeçar duhet të pranohet në Polici

Aktuale

Ish – polici Rrecaj: Duhet test i pjekurisë për policët e rinj, jo çdo 18 vjeçar duhet të pranohet në Polici

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 17:41
ish-polici Visar Rrecaj

Një zyrtar policor dyshohet se aksidentalisht ka plagosur një familjar të tij në fshatin Dubravë të Istogut.

Viktima është i moshës së mitur dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.

Ish-polici Visar Rrecaj, i cili tha se policët e rinjë shumë shpesh po abuzojnë me armën zyrtare. Ai kërkoi që të shtohet testi i pjekurisë për secilin person që dëshiron të bëhet pjesë e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, niveli i pjekurisë te rinia kosovare është tejet e ulët.

“I kam përcjëll edhe rastin e Zllatarit, edhe ky i sotmi po bëhen nga zyrtarët e ri policor. Mendoj se Policia e Kosovës, është mirë me rifolumuru kriterin e moshës, jo cdo 18 vjecar të hyjë në Polici, besa besë edhe 23 e 24 janë të papjekur. Duhet të përqendrohet që në procedurën e rekrutimit, pavarësisht që kemi kalu testin psikologjik, duhet ta bëjme edhe një test të pjekurisë, te rinia niveli i pjekurisë është shumë i ulët, prandaj kanë ndodhë këto raste. Te rasti i Zllatarit po flasim për policë të ri, edhe të ri në moshë, po abuzojnë me armën zyrtare, është e ndalume me përdor”, tha ai.

Rrecaj u shpreh se duhet të rishqyrtohet struktura ligjore, derisa tha se kriteri i moshës i cili lejon që me 18 vjec të bëhesh pjesë e policisë nuk është i duhuri.

“Ka vend për rishyqretim të strukturës ligjore. Në polici ka qenë mosha kriter 18 vjec deri në 30 vjec me u pranu polic, sot një 27 vjecar është i pjekur si një 18 vjeçar para 30 vjete. Pjekuria është e ulët pavarësisht viteve që këta djem e vajza i kanë. IPK edhe në këtë rast, prokuroria të veprojë me urgjencë e përpikëri, këto dëme janë të pariparushme. S’mundesh me thënë më fal, sepse pasojat janë të pariparueshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat