Dy kapitenët e FSK-së më të mirët në “Kursin e Oficerit të Shtabit” në Turqi

Aktuale

Dy kapitenët e FSK-së më të mirët në “Kursin e Oficerit të Shtabit” në Turqi

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 17:58
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se dy kapitenët e Forcës së Sigurisë Atdhe Hasani dhe Krenar Voca kanë përfunduar me sukses të lartë “Kursin e Oficerit të Shtabit” në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Stamboll.

Maqedonci njoftoi se Hasani është vlerësuar si oficeri më i mirë ndërkombëtar dhe Voca si oficeri i dytë më i mirë.

“Në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Stamboll me sukses të lartë përfunduan “Kursin e Oficerit të Shtabit” Kapiten Atdhe Hasani dhe Kapiten Krenar Voca, me ç’rast në mesin e pjesëmarrësve nga gjashtë shtete të botës, për punën dhe përkushtimin e pashembullt, Kapiten Atdhe Hasani u vlerësua si oficeri më i mirë ndërkombëtar, dhe Kapiten Krenar Voca si oficeri i dytë më i mirë”, tha Maqedonci.

“Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë po ndihmon FSK-në në ngritjen dhe avancimin profesional të ushtarakëve nga Kosova në fusha të ndryshme ushtarake”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat