Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur edhe për situatën në veri të vendit.
Ai është shprehur se të gjithë qytetarët, jo vetëm ata të Kosovës, mund të qarkullojnë lirshëm në veri.
Madje, Vokrri tha se ata mund të qarkullojnë lirshëm edhe në zonat e thella malore.
“Të jeni të sigurt që është pa prani të Policisë së Kosovës, pa shoqërim nga patrullat e Policisë së Kosovës, çdo qytetar, jo vetëm i Kosovës, pra jo vetëm shqiptar, mund të qarkullojë lirshëm kudo në veri, madje edhe në zonat e thella malore” , është shprehur ai.