Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është dënuar të martën me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.
Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.
Pas këtij vendimi ka reaguar avokati Tomë Gashi.
Ai ka fajësuar deputetët e asaj kohe të cilët në vitin 2025 votuan Gjykatën Speciale në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ujqit ne petkun e deputeteve te Parlamentit te Republikes se Kosoves qe votuan Gjykaten Speciale me 2 gusht 2015 e derguan Pjeter Shalen - Komandant Ujkun e UÇK- se ne duar te ujçeve te Gjykates raciste anti - shqiptare