Gërvalla: Nga sot, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet

Aktuale

Gërvalla: Nga sot, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 20:03
Donika Gërvalla-Schwarz

“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë”.

Kështu ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ajo u shpreh  se duke thënë se “ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

Sipas saj kjo tregon përkushtimin e ministrisë për t’i forcuar lidhjet diplomatike.

“Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, vijoi ministrja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat