Buzhala: Edi Rama i konsideron qytetarët e Kosovës si qytetarë të rangut të dytë

Aktuale

Buzhala: Edi Rama i konsideron qytetarët e Kosovës si qytetarë të rangut të dytë

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 21:17
Viktor Buzhala

Në “Pressing” , të martën po diskutohet për turizmin në Shqipëri, pasi në Kosovë është hapur një debat nëse çmimet për turizëm në Shqipëri janë të larta.

Viktor Buzhala, gazetar i është përgjigjur gazetarit Bledi Mane, pasi ai tha se “kjo fushatë është anti-shqiptare”.

Sipas Buzhalës, Mane, por edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i kanë cilësuar kosovarët si “turistë të rangut të dytë”.

“Ky problem nëse mund të jetë politik, nuk është politikë këndej – është andej ka Edi Rama. Vetë Mane i ka quajtur kosovarët turistë të rangut të dytë, edhe vetë Edi Rama po i quan në këtë mënyrë”, ka thënë Buzhala

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat