Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka thënë se UÇK-ja nuk mund të quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale, por të tillë sipas tij janë ish- kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, Jack Smith dhe disa shqiptarë që sipas tij kanë marrë miliona nga Serbia e Rusia, për të dëshmuar kundër UÇK-së.
“Ndërmarrje e përbashkët kriminale është prokurori Jack Smith me shqiptarët që kanë marrë miliona.
Nuk është UÇK, por janë këta që kanë marrë para nga Rusia e Serbia për me shpifë e me akuzu njerëz pa fakte”, tha Klinaku në “Debat Plus”.
Tutje Klinaku u ripërsëriti se Gjykata Speciale nuk është formuar që të ketë drejtësi por vetëm t’i dënojë ish-krerët e UÇK-së.