Abazi: Qeveria e pa aftë për t’u marrë me gjëra serioze

Aktuale

Abazi: Qeveria e pa aftë për t’u marrë me gjëra serioze

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 23:00
Haki Abazi

Deputeti Haki Abazi thotë se humbja e Kosovës në arbitrazh lidhur me rastin ‘’Contour Global’’ tregon paaftësinë e Qeverisë aktuale për t’u marrë me gjëra serioze.

Ai thotë se këto veprime të pamatura po e dëmtojnë buxhetin e Kosovës.

“Është dështim i kryeministrit, ministres Rozeta Hajdari e tash Kurti me u marrë seriozisht me një çështje e cila ka qenë në favorin e Kosovës. Dhe tash tërheqja e Contour Global është bërë në kohën e pandemisë në mënyrë demostrative, pa asnjë respektim të rregullave”, theksoi ai.

Abazi thotë se Kosovën po e udhëheqin njerëz që nuk kanë përvojë, prandaj po përfundojnë duke paguar arbitrazhe.

“Nuk ka pas arsye që Kosova të dëmtohet por kemi të bëjmë me njërëz që udhëheqin e nuk kanë përvojë, dhe përfundojnë duke paguar arbitrazhe e cila dëmton buxhetin e Kosovës. E njëjta është edhe me kompaninë tjetër e cila është marrë me mbeturina në Ferizaj, që ja kanë dhënë licensen kjo qeveri dhe pastaj ja ka revokuar licensën Liburin Aliu. Sigurisht që pritet që edhe atyre të ju paguhet dëmi”, tha ai.

Në fund, Abazi thotë se kjo qeveri po e dëmton edhe interesin publik edhe buxhetin e Kosovës.

“Pra, po tregohet në mënyrë permanente që këta janë të pa aftë të merren me gjëra serioze dhe rrjedhimisht po e dëmtojnë interesin publik dhe buxhetin e Kosovës”, tha Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat