Arifi: Kjo qeveri s’ka arritur ta shfrytëzojë Administratën Biden

Aktuale

Arifi: Kjo qeveri s’ka arritur ta shfrytëzojë Administratën Biden

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 23:15
Dritëro Arifi

Analisti politik, Dritëro Arifi ka vlerësuar se qeveria aktuale e vendit, nuk ka arritur të shfrytëzoj Administratën Biden.

Sipas Arifit, qeverisja Kurti ka një botëkuptim fëmijëror sa i përket politikës së jashtme.

Ai ka vlerësuar se njësoj si qeveritë e kaluara as kjo e tashmja nuk ka mundur të arrij asgjë në raport me Serbinë.

“Kjo qeveri 4 vjet nuk ka arritur ta shfrytëzojë Administratën Biden, për të cilën ka luftuar me ardh në pushtet. Imagjinojeni sa qesharak jemi. Botëkuptim fëmijëror i politikës së jashtme. Ne nuk është dashur ta akuzojmë BE-në, është dashur ta sfidojmë BE-në. Nëse t’i e ke kuptuar që qeveritë e kaluara nuk kanë arritur me Serbinë më bë asgjë, t’i e ke vazhduar të njëjtin ritëm”, është shprehur ai.

Arifi më tej, thekson se Kosova do të mbetet e izoluar dhe e varfër.

“Është absurditet në vetë me i ankua kryeministri, për këtë ke ardh në pozitë, te kemi besua për me dhënë zgjidhje, është dashtë me sfidua perëndimin. Kemi me mbetë të izoluar, të pavarur, të varfër dhe krenar, kjo është formula, nuk ka tjetër zgjidhje”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat