KFOR do të garantojë sigurinë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Kështu lexohet në një njoftim të misionit paqeruajtës të NATO-s, shoqëruar dhe me një video ku tregohet forca e disa ushtarëve.
“KFOR vazhdon që ta zbatojë mandatin e tij, në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, gjithashtu edhe lirinë e lëvizje, çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, lexohet në postimin e KFOR në rrjetin social X.
Misioni paqeruajtës thekson se është reagues i tretë pas policisë së Kosovës dhe misionit EULEX. KFOR konfirmon se punon në koordinim të afërt me të gjitha institucionet ligjzbatuese në Kosovë.