“I thashë japonezit, çka po lypni n‘Prishtinë?”, Koci tregon komunikimin me turistët në Kosovë

Aktuale

“I thashë japonezit, çka po lypni n‘Prishtinë?”, Koci tregon komunikimin me turistët në Kosovë

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 23:45
Arianit Koci

Arianit Koci, avokat, ka folur për turizmin.

Ai tha se turizmi është në rritje kudo në botë, përfshirë edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ka treguar një rast me turistë nga Britania e Madhe që vinë në Prishtinë për shkak të jetës së natës.

“Turista britanezë që vinë në Prishtinë, me i tha çka po lypni këtu, tha se 20 herë vijmë. Tha asku jetë të natës  më të mirë e më lirë nuk ka. Tha vijmë 3-4 ditë në hotel, 4-5 shokë, dalim në 4-5 vende, dalim pimë birra. Qe një birrë 7 funde bën në Londër, këtu po vijmë, po pimë, po hamë – gjysmën e ditës po flemë”, ka thënë Koci teksa ka përshkruar këta turistë.

Më pas, ai tregoi edhe një bisedë që e kishte me një turist nga Japonia, që po e vizitonte Kosovën.

“Japonezi i thash çka po lypni në Prishtinë, qe tha po të tregoj. Matrealisht jemi mirë. Berlin kam qenë 20 herë, Milano 10 herë,  Londër 5 herë. Ka mbetur Kosova e Shqipëria, po na pëlqen. Plus, kur shkon 10 herë Milano, 10 herë Berlin, Stockhol,  pastaj koncepti i qyteteve perëndimore është i njëjtë, katedralja, sheshi. Këtu po na vjen një ndryshim, ku me shku Evropë, Prishtinë hajde po shkojmë Prishtinë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat