Surroi: Trump është i rrezikshëm për demokracinë në SHBA dhe në botë

Aktuale

Surroi: Trump është i rrezikshëm për demokracinë në SHBA dhe në botë

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 00:00
Veton Surroi

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, tha se atentati ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, do ta acarojë edhe më shumë fushatën në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë ai tha se ky rast tregon polarizimin e skajshëm të shoqërisë amerikane.

“Ky është edhe një akt tutje i polarizimit të shoqërisë, natyrisht atentatet kanë ndodhur, nuk janë gjë e re, por në një atmosferë të tillë në ShBA dhe në zgjedhje presidenciale si asnjëherë më parë ku kandidatëve u shtrohet pyetja se a janë krejtësisht të shëndetshëm në aspektin mendor dhe fizik, ky është një moment që do e acarojë edhe më tutje atmosferën dhe natyrisht do ndikojë edhe te rezultati”, tha Surroi.

Sipas tij, rikthimi i Trumpit në pushtet do të ishte problem shumë i madh në ruajtjen e bilanceve të demokracisë brenda shtetit amerikan.

“Shtetet e Bashkuara janë në një garë jo të zakontë, jo vetëm në kuptimin e kandidatëve, por edhe në narracionin e tyre, sepse gjithmonë ka pasur ndarje mes republikanëve dhe demokratëve, ka pasur momente edhe kur janë ofenduar, por në asnjërën prej garave, pos në atë ku mori pjesë Trump në herën e kaluar, nuk ka pasur sistem të atillë të vlerave të ndërtuara nga ana e kundërkandidatit, i cili shpërfillë normat bazike të demokracisë dhe ky është rrezik për demokracinë amerikane dhe për demokracinë në botë”, tha Surroi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat