Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Gjykimi në Hagë do të zhvillohet nga ora 09:00 – 16:30.
Të martën, më 16 korrik 2024, Trupi Gjykues shqiptoi Aktgjykimin në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës. Ky është aktgjykimi i dytë i shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në çështje gjyqësore për krime lufte.
Trupi Gjykues shpalli fajtor Pjetër Shalën për krime lufte të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 18 vjet burgim. Për arsye juridike, Trupi Gjykues shpalli të pafajshëm Shalën për krimin e trajtimit mizor.