Kërcënohet gjyqtari në Skenderaj

Aktuale

Kërcënohet gjyqtari në Skenderaj

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 11:01
Ilustrim

Një gjyqtar është kanosur në Komunën e Skenderajt, të martën në mesditë.

Siç njofton Policia e Kosovës, i njëjti është kanosur nga një person i gjinisë mashkullore në përfundim të seancës gjyqësore.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në burgun e Dubravës.

“Skenderaj 16.07.2024 – 14:22. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në përfundim të seancës gjyqësore ka kanosur gjyqtarin, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat