Memorandum për rindërtimin e 114 zonave kadastrale, Aliu: Do t’i kursejnë qytetarëve para e do të lehtësojnë legalizimin e objekteve

Aktuale

Memorandum për rindërtimin e 114 zonave kadastrale, Aliu: Do t’i kursejnë qytetarëve para e do të lehtësojnë legalizimin e objekteve

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 14:25
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandum për rindërtimin e 114 zonave kadastrale, për 32 komuna të vendit.

Sipas Aliut, këto projekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, duke shtuar se do t’u kursejnë qyterarëve një shumë të majme për matjet gjeodezike dhe do të lehtësojnë legalizimin e objekteve.

“Tashmë, jemi angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale të cilat do të përfshijnë 114 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit”, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë:

𝐍𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐦 𝐦𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐢𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟏𝟏𝟒 𝐳𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐤𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐞 - 𝐩𝐞̈𝐫 𝟑𝟐 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.

Pas miratimit të Ligjit për Kadastër, si dhe pas hartimit dhe nënshkrimit të një sërë pakoje të udhëzimeve administrative, sot kemi hapur një etapë të re për rindërtimin e kadastrit. Tashmë, jemi angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale të cilat do të përfshijnë 114 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit. Këto projekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë dhe do të mund të realizohen në bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit qendror, ministrisë, komunave, agjencisë kadastrale dhe të gjitha drejtorive që kanë të bëjnë me pronat, njëherit përmes projektit të RK-së do të inçizohen edhe objektet pa leje, të cilat do t’i kursejnë qytetarëve një shumë të majme për matjet gjeodezike të tyre, e po ashtu lehtësojë legalizimin e objekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat