Kastrati-Kurtit: Qeveria funksionon 100 herë më mirë pa ty në autopilot, vetëm me shërbyes civil

Aktuale

Kastrati-Kurtit: Qeveria funksionon 100 herë më mirë pa ty në autopilot, vetëm me shërbyes civil

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 14:51
Ardian Kastrati

Para disa ditësh kryeministri, Albin Kurti ishte në vizitë në Zllatar të Ferizajt, te fusha e mbjellur me luledielli e fermerit Shukri Sallahu.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, përmes një postimi në “Facebook” ka ironizuar kryeministrin.

“Ky paska dal foto dje diku në ara të Kosovës. Perfekt e paska gjetë vendin. Veç po ja bashkangjesim edhe 3-4 tjerë në foto….. Rri aty tremi sorrat , bile dikush ta sheh hajrin,” shkruan Kastrati.

Duke shtuar se pa Kurtin qeveria funksionon shumë herë më mirë.

“Aty rri. Mos gabo me u kthy se qeverisjen e ke bë pis në katër anët! Qeveria funksionon 100 herë ma mirë pa ty në autopilot, vetëm me shërbyes civil!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat