Shërbimit Korrektues i shtohen edhe 64 pjesëtarë të rinj

Aktuale

Shërbimit Korrektues i shtohen edhe 64 pjesëtarë të rinj

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 15:41
Kanë diplomuar 64 kadetë të gjeneratës 44 të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Kanë diplomuar 64 kadetë të gjeneratës 44 të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në këtë ceremoni të diplomimit të pranishëm ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

“Në këtë ceremoni të diplomimit i urova të gjithë kadetët për suksesin e arritur dhe i inkurajova secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin.

Iu kërkova që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu iu ofroi mbështetje dhe i falënderoi për përkushtimin dhe gatishmërinë  për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shoqërisë sonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat