Haxhiu, kadetëve të ShKK-së: Përkushtohuni në përmirësimin e vazhdueshëm

Aktuale

Haxhiu, kadetëve të ShKK-së: Përkushtohuni në përmirësimin e vazhdueshëm

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 17:05
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka uruar 64 kadetët e gjeneratës së 44-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në postimin e saj në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit, ku iu kërkoi kadetëve që të tregojnë përkushtimin e tyre maksimal.

“Në këtë ceremoni të diplomimit i urova të gjithë kadetët për suksesin e arritur dhe i inkurajova secilin të mbajë standard të lartë profesionalizmi dhe etikë në çdo veprim që ndërmarrin. Iu kërkova që të përkushtohen në përmirësimin e vazhdueshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal”.

“Në fund iu ofrova mbështetje dhe i falënderova për përkushtimin dhe gatishmërinë për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur rendin dhe sigurinë e shoqërisë sonë”, ka thënë Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat