Avni Islami: Vuçiq i interesuar ta destabilizojë veriun e Kosovës dhe Bosnjën

Aktuale

Avni Islami: Vuçiq i interesuar ta destabilizojë veriun e Kosovës dhe Bosnjën

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 17:46
Avni Islami

Eksperti i sigurisë, Avni Islami ka komentuar gjendjen aktuale, pas alarmit se në Serbi grupi terrorist i Radojiçiqit është duke u përgaditur.

“Drejtori i AKI-së sot raportoi para komisionit për siguri dhe menjëherë pas këtij takimi doli në konferncë shefja e këtij komisionit parlamentar. Kjo tregon se deklratat e lidershipit se grupet të ndryshme terroriste janë duke ushtruar buzë kufirit me Kosovën dhe institucionet e Ksoosvës së bashku me KFOR-in dhe Eulexin duhet të jenë të përgaditura, të mos zihen në befasi sikurse në rastin e 24 shtatorit. Pra pavarëisht ushtrimet e këtuyre grupeve, të cilat janë të përkrahura nga institucionet serbe, në veçanti nga presidenti serb”, tha Islami.

E një prej arsyeve kryesore, sipas Islamit se pse presidenti serb i përkrah këto grupe, është tentimi për destabilizim të vendit.
“Arsyeja kryesore pse këto grupe financohen dhe trajnohen nga ana e institucioneve serbe është sepse në marrëveshjen e Kumanoves, rezoluta 1244 të Këshillit të sigurive sovranitetin tokësor dhe ajëror të Kosovës e ka në një leksion dhe garancion është aleanca veriatlatlantike Natoja e që është derivat KFOR-i.

Presidenti serb është i interesuar që ta destabilizoj veriun e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinen por në veçanti Kosovën”, deklaroi Islami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat