Politologu Agon Maliqi ka talluar eksponentët e pushtetit në vazhdën e “pretendimeve në ajër” për inflacion të pakontrolluar në bregdet shqiptare.
Maliqi ka vënë re se si kritikat e ‘metropolitankës’ për “kushet e këqija” në bregdetin shqiptar burojnë nga mentaliteti provincial i tyre.
Ky problem psikologjik i tyre, sipas tij, e bën metropolitankën të ndihet aq të rëndësishme “sa që kërcënon se ka me shku në Greqi, ku pa dyshim si kosovar e respektojnë fort”.
Postimi i plotë:
Metropolitanka e Prishtinës ka qejf me ardh në bregdet në Shqipëri veç për me e përmbush dozën e nevojshme të paragjykimeve dhe urrejtjeve të veta provinciale. “A e pe qysh na e nguli?”, thotë Metropolitanka masi e ha nji picë të nivelit italian buzë detit, për çmim për të cilin e ha pa u anku nji picë në HIB Petrol me pamje kah tymi i Obiliqit.
Metopolitanka e sheh veten dhe paranë e vet si aq të rëndësishme sa që kërcënon se ka me shku në Greqi, ku pa dyshim si kosovar e respektojnë fort. Masi pas disa vitesh t’ia japë nji turë krejt vendeve dhe të përfundojë duke u ndier si viktimë gjithkund, në pamundësi për me e pranu se problemin psikologjik e ka me provincializmin e vet, Metropolitanka do të përfundojë me qasjen “edhe bar do të hamë” dhe pushimet do t’i kalojë në Palma de Ujman. #ditariimetropolitankes32