“Vizita e Scholz në Beograd përçon mesazh negativ se Vuçiq ende s’po vihet para drejtësisë”

Aktuale

“Vizita e Scholz në Beograd përçon mesazh negativ se Vuçiq ende s’po vihet para drejtësisë”

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 18:44
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Vizita që pritet ta realizojë kancelari gjerman, Olaf Scholz në Beograd dhe takimi me Aleksandër Vuçiqin, përcjell një “mesazh shumë negativ, pasi presidenti serb sërish po lihet i lirë dhe nuk po vihet para drejtësisë”.

Kështu ka vlerësuar Andi Hoxhaj, profesor në Londër, i cili në emisionin FIVE ka theksuar se Vuçiq sërish nuk po merr përgjegjësi për mënyrën se si është sjellë me Kosovën.

“Vizita është e papritur, për shkak sepse ne po e marrim vesh vetëm nga mediat dhe është raportuar nga disa këshilltarë por marrëveshja ka kohë që është negociuar, edhe është shumë e qartë se BE-ja po kërkon që ta diversifikojë ekonominë e saj. Dhe litiumin që pritet të nënshkruaj nga marrëveshja me Beogradit do të përmbush të paktën 17 për qind të kërkesave që BE-ja ka, për sa i përket produkti të makinave elektrike”, ka thënë ai.

“Por sa i përket mesazhit që përçon pastaj është tejet negativ, për arsye sepse Vuçiq përsëri po lihet i lirë dhe përsëri nuk po sillet përpara përgjegjësisë qoftë mënyra se si është sjellë me Kosovën, qoftë me fqinjët e vet dhe brenda gjithashtu. Kjo do të japë një mesazh negativ që përsëri nuk po sillet përpara drejtësisë por po lihet i lirë”, ka deklaruar Hoxhaj tutje në emisionin FIVE.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo është një fitore deri diku për politikën e jashtme të Vuçiqit,  “sepse po e tregon se ai është i aftë të vijë me pranë BE-së dhe gjithashtu po e tregon vetën se është një faktor i rëndësishëm për BE-në”.

Media amerikane, Politico ka raportuar me burime se Scholz planifikon të udhëtojë në Beograd të premten për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis BE-së dhe Serbisë për importimin e mineraleve, përfshirë litiumin, që janë kritike për tranzicionin dixhital dhe të gjelbër të BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat